Operacioni i madh italian antidrogë shtrihet edhe në Shqipëri, disa të arrestuar dhe miliona euro të sekuestruara

Një operacion i madh policor antidrogë, i cili ka parë bashkëpunim mes Policisë shqiptare, asaj italiane dhe GDF-së, është finalizuar me kapjen e 400 kilogramëve kanabis, miliona eurove të sekuestruara, si edhe me disa të arrestuar.

Kështu, siç bëhet me dije nga Policia e Shtetit, operacioni u koordinua me Zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri.

Pas hetimeve të kryera nga prokuroritë e Padovas dhe Venezias, u kapën në Shqipëri dhe u vunë në pranga tre shtetas shqiptarë, të kërkuar ndërkombëtarisht në kuadër të këtij operacioni, për trafikim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane dhe me GDF-në, për goditjen e grupeve/organizatave kriminale në fushën e narkotikëve, me veprimtari në të dy shtetet, ka vijuar në Shqipëri, operacioni policor ndërkombëtar antidrogë i koduar “PUZZLE 2020”.

Gjatë këtij operacioni u kapën në vendin tonë, shtetasit shqiptarë A. K., 54 vjeç, J. K., 27 vjeç dhe E. A., 46 vjeç.

Për këta tre shtetas është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të një procedimi penal të Drejtorisë së Antimafias, së Distriktit të Venecias.

Vijojnë veprimet operacionale dhe procedurale në funksion të këtij operacioni. /Albanianpost.com

Read Previous

Bislimi pas takimit në Bruksel: Pa nënshkrim të marrëveshjeve nuk mund të ecet drejt zbatimit

Read Next

Të shtunën pritet të asfaltohet rruga “Arsim Rama” e cila aktualisht është shumë e dëmtuar