“Old Trafford” arenë e përballjes së dy gjigandëve, Manchester United përballë Liverpoolit

Stadiumi “Old Trafford” do të jetë arenë e përballjes së dy ‘gladiatorëve’ anglez.

Sot me fillim nga ora 16:30, do të ndeshen Manchester United dhe Liverpooli.

Ky do të jetë derbi i 167-të mes “Djajve të kuq” dhe “The Reds”.

Sipas statistikave, deri më tani këto dy ekipe kanë luajtur 166 herë mes vete kokë më kokë.

Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag ka fituar 68 fitore derisa ajo e Jurgen Klopp, ka fituar 50 herë, ndërkaq 48 herë janë ndarë baraz.

Aktualisht Liverpool është në vendin e dytë të renditjes tabelare në Premier League, me 70 pikë, kurse Manchester United është në vendin e gjashtë me 48 pikë.

Në rast të fitores, “The Reds” do të kenë mundësi të rikthehen sërish në krye të tabelës./Klankosova.tv

Read Previous

Gazeta spanjolle: Spanja duhet ta njohë Kosovën, nëse avancon në njohjen e Palestinës

Read Next

Dorëheqjet e regjistruesve serbë në veri, ASK: Kemi personel rezervë për regjistrim