OBSH: Omicron është më ngjitës se Delta

Sipas Organizatës Botërorë të Shëndetësisë, varianti “Omicron” është më ngjitës se varianti Delta, duke shkaktuar simptoma më pak të rënda dhe duke i bërë vaksinat më pak efektive.

Omicron është përhapur në 63 vende. Sipas OBSH-së, ende nuk dihet nëse Omicron i shpëton imunitetit të vaksinave. Sipas të dhënave, Omicron mund të bëhet dominues në vendet ku Delta tashmë është dominues.

Të dhënat nuk janë ende të mjaftueshme për të përcaktuar ashpërsinë e sëmundjes së shkaktuar nga Omicron, edhe nëse për momentin simptomat duken “të buta deri në mesatare” si në pjesën jugore të Afrikës ku u zbulua për herë të parë ashtu edhe në Europë.

/abcnews.al

Read Previous

Ky është vendi me shkallën më të ulët të vaksinimit në botë

Read Next

Kjo është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës