Një ekip i hetuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Wuhan po vizitojnë një laborator që ka qenë në qendër të spekulimeve rreth origjinës së pandemisë së koronavirusit, raporton CNN.
Hetuesit e OBSH-së filluan kërkimet në qytetin qendror kinez javën e kaluar, pas një karantine 14-ditore.
Vendet që ata po vizitojnë janë po aq të diskutueshme sa laboratori i drejtuar nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, për të cilin zyrtarë në administratën e ish Presidentit të SHBA Donald Trump pa siguruar prova, thanë se mund të ketë qenë origjina e koronavirusit.
Laboratori në fjalë, i cili është i lidhur me qeverinë qendrore të drejtuar nga Akademia Kineze e Shkencave, është i vetmi në Kinën kontinentale i pajisur për nivelin më të lartë të biokontimit, i njohur si Biosafety Level 4 (BSL-4).
Laboratorët BSL-4 janë krijuar për të studiuar patogjenët më të rrezikshëm në botë ato që paraqesin një rrezik të lartë për transmetim, e që shpesh janë fatale dhe shumë më shpesh nuk kanë shërim të besueshëm, siç janë koronaviruset.