Nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif” përmes ekspozitës “UNITY IN DIVERSITY” festojnë ditën e tokës

Përmes ekspozitës ‘’UNITY IN DIVERSITY’’ nxënësit e kolegjit ‘’Mehmet Akif’’ këtë vit kanë sjellur diçka më ndryshe, e gjithë kjo për nder të ditës së tokës. Qëllimi kryesor ishte promovimi i vlerave shoqërore. Kështu është shprehur organizatorja e ekspozitës, Edita Mati, e cila mes tjerash theksoi se puna me nxënësit ka qenë mjaft e lehtë dhe atraktive.

Nxënësit treguan më tepër detaje rreth kulturave dhe traditave të shteteve që ata janë përzgjedhur të punojnë, duke sjellur kështu për vizitorët detaje të punuara me shumë kujdes dhe përkushtim që nga veshja e deri tek ushqimet.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe prindërit të cilët patën mundësi që të shohin nga afër kreativitetin e fëmijëve të tyre.

Read Previous

Shoqata “Penat e Dushkajës” rizgjodhën kryetar akademikun Skënder Hoxha

Read Next

Ngriten çmimet e qëndrimit ditor nëpër kopshtet private