Shoqata “Penat e Dushkajës” rizgjodhën kryetar akademikun Skënder Hoxha

Shoqata e shkrimtarëve “Penat e Dushkajes” funksionon që nga viti 2014. Në këtë shoqatë janë 20 krijues të rregullt nga Gjakova por një numër jo të vogël e përbëjnë edhe anëtarë nga mërgata e Kosovës.

Vazhdimisht në zonën e Dushkajës kjo shoqatë është prezente nëpër shkolla me orë letrare.

Kurse sot anëtarët e saj janë mbledhur për të zgjedhur kryetarin e ri, ku edhe për një mandate 4 vjeçar u rizgjodh profesor Skënder Hoxha.

Gjatë mbledhjes ata diskutuan edhe për një ambient të ri që sipas tyre do të përmbushte nevojat e kësaj shoqate, ata theksuan se disa herë kanë marrë premtime për t’u sistemuar në një zyre  nga drejtoria e kulturës,rinisë dhe sporteve mirpo ende janë në pritje të një përgjigjeje.

Read Previous

Moti gjatë 7 ditëve në Gjakovë

Read Next

Nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif” përmes ekspozitës “UNITY IN DIVERSITY” festojnë ditën e tokës