Qeveria e Kosovës sipas masave të fundit të miratuara obligon të gjithë punonjësit e institucioneve publike që të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër Covid-19 apo punonjësit duhet të paraqesin testin negativ jo më të vjetër se 48 orë që tu lejohet hyrja në vendin e punës.
Për këtë arsye sot janë kryer inspektime edhe në komunën e Gjakovës. Tre punonjës janë kthyer mbrapsht pasi që nuk kanë poseduar njërën nga dëshmitë e lartëcekura, thotë Artan Hoxha, shefi i inspektoriatit në komunën e Gjakovës.
Sipas Hoxhës ditëve në vazhdim do të ketë inspektime në të gjitha drejtoritë, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit Covid-19 dhe të respektohen vendimet e miratuara nga Qeveria e Kosovës.