Nuk u ftua nga Challandes, flet Edon Zhegrova

Edon Zhegrova po kalon formën më të mirë prej se u transferua te Baseli në Zvicër.

22-vjeçari e mbylli sezonin me 30 paraqitje në elitë duke shënuar 3 gola në 7 ndeshjet e fundit.

Ai ka qenë në dispozicion për tu grumbulluar me ekipin kombëtar të Kosovës, por përzgjedhësi Bernard Challandes nuk e ka ftuar fare.

Ende nuk dihet arsyeja pse selektori zviceran e ka marrë këtë vendim.

Zhegrova në një komunikatë tha se:

“Trajnerat shkojnë e vijnë. Për mua nuk është me rëndësi a më fton apo jo. Mua më rreh zemra për Kosovën. Gjithmonë do ta jap maksimumin. E di potencialin dhe talentin që e kam. Në të ardhmen kemi me arritë shumë me përfaqësuesen e Kosovës. Besoj që ka disa njerëz në FFK që mundohen me më përfaqësu keq të publiku. Familja, shoqëria, rrethi më kanë ndihmu shumë në këtë aspekt, më kanë përkrahë. Nuk e di pse ka ndodhë kjo”.

Read Previous

Kosova pranohet të eksportojë mishin e shpezëve në tregun 500 milionësh të BE-së

Read Next

Ilir Murtezaj flet pas rikthimit të tij si drejtor i ATK-së