Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
“Si femra jemi shumë të forta dhe të guximshme dhe ia dalim që t’i shërbejmë popullit, përkundër obligimeve që kemi…”
Kështu nisi rrëfimin e saj njëra ndër policet e para femra, që vjen nga gjenerata e dytë e Policisë së Kosovës, nënkolonelja, Zylfije Dema, gjersa tregon për sfidat që e kanë shoqëruar plotë 24 vite.
Dema në një intervistë për Telegrafin thotë se nuk ka qenë e lehtë që një femër të vishet me uniformë të Policisë në vitin 1999.
“Në vitin 1999 për mua ka qenë një thyerje e një tabuje duke lënë mbrapa të kaluarën, apo mentalitetin tonë që një femër po vishet në uniformë, nuk ka qenë e lehtë. Mirëpo, me përkrahjen e familjes e kam kaluar dhe atë”, ka thënë Dema.Reklama
Ajo thotë se si Polici e Kosovës edhe pse kanë kaluar nëpër shumë dallgë të vështira, suksesi asnjëherë nuk u ka munguar.
Nënkolonelja Dema u bën apel femrave të reja që t’i bashkohen Policisë së Kosovës, pasi siç thotë ajo është një punë fisnike dhe e ndershme për t’i shërbyer popullit.
Ndryshe, Policia e Kosovës (PK) më 6 shtator 2023 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë shënoi 24-vjetorin e themelimit të saj. /Telegrafi/