N’pazar t’peshkut, dyqani më i ri në Gjakovē

Të gjithë adhuruesit e ushqimeve të detit, në qytetin tonë  që nga kjo javë llojet më unike të peshqive e ushqimeve të tjera të detit e lumit mund ti gjejnë ne dyqanin më të ri, n’Pazar t’Peshkut.  Ky dyqan është krijuar nga shtëpia e Peshkut Oktapod që tashmë një kohë është destinacioni i preferuar i atyre që duan diçka ndryshe.

Definitivisht vendi që i ka munguar Gjakovës.

Niveli i lartë i produkteve vjen edhe si rezultat i bashkëpunimit të mirë që kanë me furnizuesit nga Durrësi që ishin të pranishëm në hapjen e dyqanit e të ri.

Kuzhina paraqet shpirtin e kuzhinierit. E më të mirët e kësaj pune janë pjesë e Oktapodit e tashmë edhe në ndihmë të dyqanit të ri.

Përveç cilësisë e produkteve më të mira të përzgjedhura për klientët, synim kryesor e kanë sjelljen e ushqimit, n’derë të shtëpisë. Shpejt dhe shijshëm, tashmë të gjithë ata që specifikisht preferojnë ushqmin e detit, mund të gjejnë gjithçka që ata kanë kërkuar në një vend të vetëm, N’pazar T peshkut.

Read Previous

​Masat e nxehta ajrore nga Afrika rëndojnë cilësinë e ajrit në Kosovë

Read Next

Takimi mes Kurtit dhe Macron nis me vonesë