Takimi mes Kurtit dhe Macron nis me vonesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet sot në takim nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron në Pallatin Elysee.

Por, takimi i paralajmëruar në ora 19:30, nuk u realizua në kohë. Kryeministri Kurti ka arritur në Pallatin Elysee për t’ia filluar takimit.

Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Gjithashtu, kryeministri Kurti pritet të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takim, presidenti Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër.

Read Previous

N’pazar t’peshkut, dyqani më i ri në Gjakovē

Read Next

Altrea Morina dhe Sharr Muhaxhiri në “Miq në pasdite”