Një shtëpi është kapluar nga zjarri në fshatin Ujz të Gjakovës, policia për këtë rast është informuar rreth orës 10:00 dhe menjëherë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Policia ka konfirmuar se në një nga dhomat e shtëpisë dy katëshe kanë qenë dy fëmijë, një 12 vjeçar dhe një 13 vjeçar, të cilët fatkeqësisht kanë humbur jetën.
E për këtë tragjedi ka reaguar edhe i pari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini në rrjetin e tij social facebook duke i ngushëlluar familjarët e viktimave.