Një shqiptar sulmon me thikë tre serb në Mitrovicë të Veriut

Një person i nacionalitetit shqiptar ka sulmuar me thikë tre serb në Mitrovicë të Veriut.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të udhëkryqit në rrugën “Knjaza Milosha”.

I dyshuari me thikë ka goditur njërin nga viktimat në pjesën e fytyrës dhe veshit.

Siç mëson gazeta, viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Veriut dhe i njëjti është hospitalizuar.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari ka qenë agresiv dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Read Previous

Raporti i datës 1 mars nga spitali “Isa Grezda”

Read Next

Njihuni me benefitet e Vitaminës D në trurin e njeriut