Raporti i datës 1 mars nga spitali “Isa Grezda”

Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid 19. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë gjithsej 84 pacientë, prej të cilëve 53 janë pozitivë, 16 negativ, dhe 15 të pakonfirmuar. Me oksigjen aktualisht po trajtohen 40 pacientë, ndërsa  me respirator janë 2 pacientë. Raporti gjithashtu sqaron se nga stafi mjekësor kanë rezultuar pozitivë; 1 mjek, 2 infermier dhe 2 nga stafi tjetër mjekësorë./Syri-vision.tv.

Sa i përket kapaciteteve, në dispozicion janë gjithsej 135 shtretër për Covid 19, prej të cilëve 84 janë të zënë, dhe 51 shtretër të tjerë janë të lirë./Syri-vision.tv.
Ndërsa nga Shqipëria po trajtohen 12 pacientë.

Read Previous

Moti, java e parë e marsit relativisht e ngrohtë

Read Next

Një shqiptar sulmon me thikë tre serb në Mitrovicë të Veriut