Një person kërcënon me thikë një 62-vjeçar, i gjendet edhe një armë

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, shpeshherë krijojnë konflikte deri në kërcënime e përleshje të ndryshme mes të rinjve në vendin tonë. Për një rast të tillë që ka ndodhur dje në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Ferizaj, Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet jozyrtare kanë bërë me dije se pas një konflikti verbal mes dy personave, i dyshuari ka kërcënuar me thikë viktimën.

I shqetësuar nga kjo situatë, 62-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se pos thikës, të dyshuarit i është vërejtur edhe një armë zjarri.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, të cilit ia kanë sekuestruar thikën dhe armën me karikator dhe fishekë, të cilën e mbante me vete.

60-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprat penale ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’./Sinjali/

Read Previous

​Kurti e Vuçiq pjesë e një paneli

Read Next

​Çmimi i energjisë elektrike, shkas që Kuvendi të mbajë seancë të jashtëzakonshme