Një person gjendet pa shenja jete në Gjakovë

Një person ka ndërruar jetë në Gjakovë. Viktima, që punonte si roje sigurie, është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ku është konstatuar vdekja e tij.

Dyshohet se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë kohës sa ishte në detyrë.

Policia e Kosovës në raportin zyrtar ka bërë të ditur:

“Një mashkull i lindur në vitin 1962 është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku është konstatuar vdekja e tij. Nga hetimet e para dyshohet se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës (ku ishte duke punuar si roje sigurie), në rrugën “Wesley Clark”, rreth orës 08:45. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor. Hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.” /tvsyrivision/

Read Previous

Të rinjve ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun