Një person dyshohet se kreu plagosje dhe ia mbathi me motoçikletë

Të dielën në Prishtinë një person dyshohet se është plagosur nga një person tjetër që është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pasi që dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit nga një person i dyshuar, i cili ishte larguar prej vendit të ngjarjes me një motoçikletë bashkë me një të dyshuar tjetër”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa personi i lënduar pas tretmanit mjekësor është liruar. Rasti është duke u hetuar”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Elon Musk do të intervistojë Donald Trumpin në rrjetin e tij social X

Read Next

Më shumë se 700 emigrantë mbërrijnë në Britaninë e Madhe me 11 varka