Një person është vetëaksidentuar mesditën e sotme në rrugën Ratkoc-Rakovinë. I aksidentuari fillimisht ka marrë trajtim në emergjencën e spitalit të Gjakovës, e pastaj është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendren Klinike Universitare të Kosovës. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët janë duke hetuar shkaktarët e këtij vetëaksidenti.
Një person dërgohet ne QKUK pasi u vetëaksidentua me veturë