Gjykata Themelore në Gjakovë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për caktimin e masës së paraburgimit një (1) muaj për të pandehurit U. A., dhe i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një (1) muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të sulmit seksual.
Sipas kërkesës, “ditën kritike pasi që e mitura ishte së bashku me shoqen e saj duke u kthyer nga shkolla,
takojnë të pandehurin, ku i njëjti ia benë me shenje që të largohet nga shoqja e saj, e mitura/dëmtuara
largohet me mendimin se do që ta përshëndes, i pandehuri gjatë asaj kohe e kap për qafe dhe e puth ne
pjesën e qafës tek veshi me qëllim seksual pa dashjen e saj, ku më pas e mitra/dëmtuara lajmëron rastin në
polici.”
Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer vepër penale, “Sulmi seksual”, e sanksionuara me
Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se masa e arrestit shtëpiak është masë
më e butë dhe e mjaftueshme për të pandehurin në fjalë, për të siguruar hetimin e pa penguar të kësaj
çështje penale.
I pandehur do të mbahet në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej
kohës së arrestimit deri më 04 dhjetor 2023. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në
Gjykatën e Apelit të Kosovës.