Një jetë më shkollën, pensionohet mësimëdhënësja Nadire Canhasi

Një jetë me shkollën, së pari ishte nxënëse në shkollën fillore ‘’Zekeria Rexha’’ e pas disa vitesh arriti që edhe të punësohet në këtë institucion arsimor. Nadire Canhasi mësimdhënëse e gjuhës angleze pas 45 vitesh përvojë punë sot u pensionua. Në mesin e të gjithë kolegëve, nxënësve dhe drejtorit të shkollës ajo e përfundoi këtë rrugëtim të gjatë me urimet më të mira.

Mes lotësh dhe emocionesh ajo i tha disa fjalë për këtë periudhë që për të ka qenë e mbushur me ditë të mira e shumë suksese dhe sakrifica.

Canhasi percolli edhe një mesazh tek mësimdhënësit e rinjë e që për të ishte qelsi i suksesit ndër vite.

Arsimi i gjeratave të shumta dhe kontributi i saj në këtë vatër arsimore ishte i pamohueshëm u tha me këtë rast. Ndërsa këtë kapitull mësidhënësja, Nadire Canhasi e mbylli me kënge e valle së bashku me kolegët që punuan bashkë ndër vite.

Read Previous

Kontrabandoi 300 pako me pula të ngrira, arrestohet 39-vjeçari

Read Next

Gojani: Gjuha e unitetit në klub e domosdoshme në situatën në të cilën gjendemi