Një femër shantazhon një mashkull, kërkon para në mënyrë që mos t’ia publikojë videot

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Suharekë një femër ka shantazhuar një mashkull, duke i kërkuar kështu para në mënyrë që të mos i publikojë bisedat dhe videot që ata kanë shkëmbyer.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Papaz. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar për një shantazh nëpërmjet rrjeteve sociale, ku e dyshuara ka kërkuar të holla duke e kanosur viktimën për publikim të bisedave dhe videove të cilat janë shkëmbyer gjatë bisedave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Read Previous

Që 15 vjeç i pasionuar pas profesionit të frizerit

Read Next

Ja çfarë ka të veçantë kjo pullë postare iraniane e vitit 1997 (FOTO)