Ngjarja tragjike në Jabllanicë, gjithçka që dihet deri më tani

Mbrëmë një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Tre fëmijë kanë vdekur si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar, të cilët gjendeshin brenda në momentin e shembjes.

Rastin e ka konfirmuar për televizionin tonë Policia e Kosovës dhe autoritetet shëndetësore në Gjakovë, të cilët edhe kanë dalë në vend të ngjarjes.

Raporti i plotë:

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”.

Objekti i rrëzuar ishte i pabanuar përreth 25 vjet.

Tre të miturit ishin të familjeve Rama, Morina dhe Mehmeti nga fshati Shqiponjë.

Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në morgun e Gjakovës.

Linku më poshtë ju njofton më shumë rreth ngjarjes.

https://www.facebook.com/share/v/1BoG22ECjK/

Read Previous

Trump dhe Netanyahu më 4 shkurt përballë njëri-tjetrit

Read Next

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme