Nga nesër do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “Nënë Tereza”

Nga dita e nesërme, më datë 20.05.2021 deri më datë 22.05.2021, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “Nënë Tereza”. Ky ndalim i qarkullimit do të bëhet për arsye se do të fillojnë punimet në rregullimin, konkretisht gërryerjen dhe asfaltimin e kësaj rruge. Ndalim-qarkullimi do të jetë prej orës 7:00 deri në ora 18:00.

Këtë e ka bërë të ditur komuna e Gjakovës, në faqen e saj zyrtare në facebook:

Read Previous

MSH thirrje qytetarëve që të regjistrohen për marrjen e vaksinave antiCOVID

Read Next

Moti sot