“Neymar mund të kthehet në Evropë dhe të luajë në Ligën e Kampionëve”

Credit: Getty Images

Ndërsa Kupa e Botës për Klube është në zhvillim dhe merkatoja europiane është hapur përsëri, babai dhe agjenti i Neymarit po trazon sërish ujërat rreth ish-lojtarit të Barcelonës, i cili u rikthye te Santosi dimrin e kaluar, por u ndalua nga disa probleme fizike.

Në një intervistë për “L’Équipe”, ai deklaroi se nuk përjashtohet e ardhmja te një klub i madh europian:

“Këtë javë do të shkojmë në Miami për të takuar disa klube. Duhet t’i dëgjojmë dhe pastaj të vendosim çfarë të bëjmë. Po, ka klube europiane të interesuara, disa marrin pjesë në Champions League, – zbuloi Neymar senior, pa përmendur emra. – E dinë që Neymar është gati për një sezon të madh, por edhe merkatoja braziliane është shumë interesante”.

Sipas Neymar da Silva Santos senior, megjithatë, 33-vjeçari mund të vendosë të qëndrojë te Santosi edhe për një sezon tjetër, për t’u rikthyer në formën më të mirë në prag të Botërorit 2026. “Po vlerësojmë gjithçka, – shpjegon ai. – Ka mundësi të mira që të qëndrojë te Santosi dhe po punoj për këtë, edhe pse nuk përjashtojmë të dëgjojmë oferta të tjera. Vendimi përfundimtar i takon atij”.

Në fund, Neymar Senior përfundoi me një shikim drejt të ardhmes së kombëtares së Brazilit: “Tani po përgatitemi për një sfidë të vështirë, për të fituar Kupën e Botës. Ardhja e Carlo Ancelottit është pozitive, por pavarësisht se kush është në krye, duhet të punohet. Ekipi ka cilësi dhe do të doja ta shihja djalin tim në fushë bashkë me Vinicius, Rodrygo e Raphinha”. /Telesport.al/

Read Previous

​Krasniqi: Pozitiv fakti që Trump e përmendi Kosovën pas kaq shumë kohësh

Read Next

OpenAI fiton kontratë prej 200 milionë dollarësh për mbrojtjen amerikane