Netflix nuk do të jetë më vetëm platformë filmash dhe serialesh

Netflix planifikon të fitojë shikues të rinj duke zgjeruar shtrirjen e kompanisë në një audiencë tjetër: ata që luajnë video-lojëra. Shumë shpejt platforma do të ketë edhe një seksion që do të ofrojë shërbimin e video-games. 

Edhe lojërat elektronike do të paraqiten si një shërbim streaming i rregullt i ofruar nga kompania, por edhe si një  “zhanër i ri programimi”. E gjithë kjo ide filloi kur Netflix punësoi Mike Verdu si nënkryetar të zhvillimit të lojërave në Netflix. Verdu më parë ka punuar për Electronic Arts Inc. dhe Facebook, duke krijuar lojëra të tilla si Plants vs. Zombies dhe lojërat mobile Sims.

Netflix pritet të rrisë ekipin e tij të lojrave dhe të ketë në dispozicion shërbimin e transmetimit të tyre më shpejt këtë vit që vjen. Nuk ka (ende) detaje që përfshijnë një rritje të çmimit, që do të thotë se nuk janë paralajmëruar pagesa shtesë për aksesin në funksionin e ri.

Kjo risi në zgjerimin e biznesit të kompanisë është përpjekja e Netflix për të mbetur si shërbimi kryesor i transmetimit për të gjitha llojet e argëtimit dhe për të rritur numrin e të abonuarve në platformë, një numër që është ngadalësuar për shkak të shumë konkurrentëve të Netflix.

Sipas ekspertëve, do jetë “interesante të shihet si përfshirja e Netflix në industrinë e lojërave do të trondisë industrinë, konkurrentët apo do bëjë që dhe shërbimet e tjera transmetuese të përpiqen të ndjekin hapat e tyre.Burimi: Collider

Read Previous

Sa duhet të shqetësoheni për gjetjen e qimeve në ushqimin tuaj?

Read Next

Është shumë me rëndësi të dalloni se cili insekt ju ka pickuar