Netanyahu: Sulmet ndaj Iranit ishin vetëmbrojtje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se sulmet ajrore ndaj Iranit ishin një “veprim i domosdoshëm për mbrojtjen kombëtare”, duke i cilësuar ato jo si agresion, por si një akt vetëmbrojtjeje ndaj një kërcënimi ekzistencial, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt, Netanyahu tha se Irani ndodhej “në prag të zotërimit të një arme bërthamore” dhe se Izraeli nuk kishte tjetër alternativë përveç ndërhyrjes. “Ky nuk ishte një sulm, ishte vetëmbrojtje,” theksoi ai.

Sipas tij, programi bërthamor iranian është zhvilluar në fshehtësi për vite me radhë dhe përbën një rrezik të papranueshëm për sigurinë e Izraelit dhe rajonit më gjerë. “Sot ne kemi ndërmarrë hapin që duhej bërë. E ardhmja e popullit tonë nuk do të lihet në duart e atyre që kërkojnë shkatërrimin tonë,” tha Netanyahu.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Lideri iranian paralajmëron Izraelin

Read Next

Edhe sot vazhdon seanca për rastin “Banjska”