Nënshkruhet sot marrëveshja 33 milionshe

Qeveria e Kosovës nënshkruan marrëveshje me Bankën Evropiane për Investime, me vlerë 33 milionë euro, ku parashihet ndërtimi i një impianti fotovoltaik diellor me kapacitet 100 MW.

Në këtë ngjarje marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde, shefja e Sektorit Politik në Zyrën e BE-së në Kosovë Anna Carin Platon, shefi për operime në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi nga Banka Evropiane për Investime Matteo Rivellini dhe shefi i Divizionit për Energji për Evropën Juglindore dhe Turqinë në KfW Pablo Obrador Alvarez.

Marrëveshja nënshkruhet në ora 15:30 në objektin e Qeverisë./Reporteri.net/

Read Previous

Boksierja Sadiku ia siguroi boksit të Kosovës olimpiadën

Read Next

Dita Botërore e Punës Sociale