Nënshkruhet marrëveshja për promovimin e artistëve dhe kulturës shqiptare në botë

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti nënshkroi sot, marrëveshje me ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko me qëllim promovimin e artistëve dhe kulturës shqiptare në botë.

Njotimi i plotë:

Artistët shqiptarë në diasporë janë ambasadorët tanë më të mirë, ndaj edhe duhet të krijojmë të gjitha hapësirat për promovimin e tyre në vendin amë. Me këtë qëllim, por edhe për të promovuar kulturën shqiptare, përtej kufijve lidhëm sot një marrëveshje me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Z. Pandeli Majko.

Përmes kësaj marrëveshjeje synojmë të nxisim dhe zhvillojmë aktivitete të artit dhe kulturës të pjesëtarëve të diasporës, me synim ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit dhe të trashëgimisë kulturore.

Po ashtu angazhohemi në ngritjen e Këshillit Koordinues të Artistëve në Diasporë, anëtarë të të cilit do të jenë artistë me kontribut të çmuar në promovimin dhe zhvillimin e artit shqiptar. / KultPlus.com

Read Previous

Në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400 mijë e 217 doza të vaksinës anti-Covid

Read Next

Ky është njëri ndër plazhet më të bukura në Evropë