Në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400 mijë e 217 doza të vaksinës anti-Covid

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë po rritet çdo ditë, e bashkë me të po shpeshtohen edhe apelet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinim.

Gjatë 24 orëve të fundit, kjo ministri njofton se 12 mijë e 123 qytetarë janë imunizuar me vaksinën kundër koronavirusit.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400 mijë e 217 doza të kësaj vaksine.

Ndërkaq, 130 mijë e 511 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës./Gazetasinjali

Read Previous

U mbajt mbledhja e shtatë e kuvendit komunal të Gjakovës

Read Next

Nënshkruhet marrëveshja për promovimin e artistëve dhe kulturës shqiptare në botë