Në muajin mars, mbahen garat në Kangaroo

Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për matematikë, që ka për qëllim promovimin dhe popullarizimin, si dhe përkrahjen e talenteve të kësaj fushe. Në vitin 2020, në tërë botën kanë marrë pjesë mbi 6 milionë nxënës nga mbi 80 shtete të ndryshme të botës. Më 20 mars 2021, duke i respektuar me përpikëri udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), të gjithë nxënësit e shkollave publike dhe private të Republikës së Kosovës mund të marrin pjesë në këtë garë.

Në fund të gjithë nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me Certifikata të pranuara ndërkombëtarisht, që pasqyrojnë rezultatin e tyre në këtë test.

Read Previous

Aksident trafiku por pa lëndime në njerëz (VIDEO)

Read Next

Buxheti i komunës së Gjakovës do t’i përmbush kërkesat e qytetarëve