Aksident trafiku por pa lëndime në njerëz (VIDEO)

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën Tirana, e njohur si rruga traznite në qytetin e Gjakovës ka ndodhur një aksident trafiku. Të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete, njëra e tipit Mercedes dhe tjetra Wolkswagen Caddy. Policia e trafikut rajonal ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së vozitësit të veturës Mercedes, i cili, ka ndërruar shiritin duke kaluar nga ana e majtë në të djathtë.

Ndërsa vozitësi i veturës Wolkswagen Caddy, i cili ishte në levizje në shiritin e djathtë që të parandalojë aksidentin ka kaluar në trotuarin që është në mes të rrugës tranzite dhe ka goditur shtyllën elektrike. Fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz vetëm dëme materiale, thonë zyrtarët policor.

Sipas Policisë pasi që automjeti i tipit Wolkswagen Caddy ka goditur shtyllën elektrike është kërkuar intervenim i menjëhershëm nga KEDS-I për të ndërprerë energjinë elektike duke qenë se shtylla ende përçonte rrymë dhe ka paraqitur rrezik. Pas një kohe tereni është pastruar dhe pas kësaj palet janë intervistuar e rasti po hetohet nga njësiti i komunikacioinit rrugor si dhe i  drejtorisë  rajonale të Gjakovës.

Read Previous

Pritshmëritë e pensionistëve nga qeveria e re

Read Next

Në muajin mars, mbahen garat në Kangaroo