Ballack: Gjermanisë i mungojnë liderët në dhomën e zhveshjes, faji jo vetëm i trajnerëve

Creator: DeFodi Images | Credit: DeFodi Images via Getty Images

Kombëtarja gjermane ka ndryshuar disa trajnerë vitet e fundit, por Michael Ballack mendon se problemet e skuadrës nuk mund t’u atribuohen vetëm teknikëve. Sipas tij, edhe futbollistët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre.

“Kam përshtypjen se kemi shumë pak liderë që janë të aftë t’ia thonë gjërat në sy njëri-tjetrit në momentet e diskutimeve në dhomën e zhveshjes. Flas për autokritikën dhe korrigjimin e vetvetes. Ky proces duhet të nisë nga brenda skuadrës, – deklaroi Ballack si analist i “Sky Deutschland”. – Flasim gjithmonë shumë për trajnerin. Natyrisht, ai mund të ketë një ndikim të madh, sidomos negativ. Sidoqoftë ai hapi i fundit cilësor, në aspektin pozitiv, duhet të vijë nga vetë skuadra. Duhet të dish të marrësh vendime në fushë dhe ta menaxhosh veten”.

Ballack sugjeroi gjithashtu se futbolli gjerman mund të jetë bërë viktimë e teprimit me taktikat dhe standardizimin, duke argumentuar se problemi nis që në sektorin e të rinjve. Sipas tij, kjo qasje po i privon futbollistët nga autonomia dhe aftësia për të marrë vendime vetë në fushë. /Telesport.al/

Read Previous

Berisha: Viti universitar nisi me një përçmim ndaj studentëve

Read Next

Fabregas: Njerëzve u pëlqen Como sepse skuadra luan me bindje dhe me një identitet të qartë