Në disa udhëkryqe në qytetin e Gjakovës semaforët janë jashtë funksionit

Në udhëkryqin në qendër të qytetit të Gjakovës, respektivisht semafori për këmbësorë që ndodhet pranë postës nuk funksionon. Por përveç këtij të njëjtin problem e kanë edhe semaforët në disa udhëkryqe të tjera të qytetit të cilët nuk punojnë. Bëhet fjalë për semaforët në udhëkryqet tek shkolla “Yll Morina” dhe shkolla “Fehmi Agani”. Lidhur me këtë ne kemi kërkuar nga komuna e Gjakovës që të dimë se ku qëndron problemi.

Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimeve Publike, Leka Sina thuhet se një gjë e tillë po ndodh si pasojë e një defekti të kabllove nëntokësore të cilat janë dëmtuar këtë vit gjatë punimeve. Për mediumin tonë këtë Sina e ka konfrimuar përmes postës elektronike. Tutje ai ka theksuar se shumë shpejt presim që të kryhen procedurat e tenderimit  dhe presim nënshkrimin e kontratës për këtë shërbim, ku semaforët në qendër të qytetit do të rinovohen duke përfshirë edhe instalimet nëntokësore. Poashtu përmes kësaj kontrate kemi planifikuar që të rinovojmë edhe semaforët  në udhëkryqet tek shkolla “Yll Morina” dhe shkolla “Fehmi Agani” thuhet mes tjerash në emailin zyrtar të sektorit të shërbimeve publike.

Read Previous

Gjakovë, vetëplagoset një person

Read Next

​Kurti: Ka shumë mundësi bashkëpunimi ndërmjet Kosovës e Shqipërisë