Gjakovë, vetëplagoset një person

Një person është vetëplagosur sot rreth orës 13:00 në Gjakovë.

Lajmin për Syrin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Gjurkaj ka thënë se i dyshuari ka deklaruar se derisa kishte qenë duke vozitur i ka shkrepur arma dhe është plagosur në këmbën e majtë.

Ndërsa nga ana e mjekëve të dyshuarit i është dhënë tretmani mjekësor dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Nga ana e emergjencës se qytetit eshte informuar policia për një person i cili është vetë plagosur me armë zjarri. Me të arritur në emergjencë patrulla ka intervistuar të dyshuarin ku i dyshuari deklaron se përderisa ishte duke u vozitur me veturën e dëshmitarit te lartëcekur ne rrugën e lartëcekur i ka shkrepur arma dhe është plagosur ne këmbën e majte”, është shprehur Gjurkaj.

“Nga ana e mjekëve te dyshuarit i është dhënë tretmani mjekësor dhe gjendja e ti është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është hospitalizuar në repartin e Ortopedisë”.

Tutje, Gjurkaj tha se është kontaktuar Prokurori Kujdestar ku me urdhër te tij inicohet rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe „Përdorim i Armës“ dhe i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Read Previous

Konferencë Ndërkombëtare: Diabeti mellit, shputa diabetike dhe komplikimet tjera

Read Next

Në disa udhëkryqe në qytetin e Gjakovës semaforët janë jashtë funksionit