Konferencë Ndërkombëtare: Diabeti mellit, shputa diabetike dhe komplikimet tjera

Diabeti është një sëmundje kronike e karakterizuar nga komplikime kronike mikro dhe makro vaskulare . Diabeti mellitus i tipit 2 shumë shpesh profesionistët shëndetësor e quajnë edhe si vrasës të heshtur nëse nuk zbulohet me kohë.

Derisa profesionistët shëndetësor po zinin vendet e tyre, organizatorët tashmë kishin bërë gjitha përgatitjet edhe me lidhjen virtuale të shumë mjekëve vendor e ndërkombëtar të cilët kishin shprehur gatishmërinë e tyre për të ndjekur punimet e konferencës virtualisht, e që nuk ishin të paktë në numër rreth 500 anëtarë.

Hapjen e kësaj konference e bëri rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani, i cili përshëndeti përzemërsisht punimet e konferencës duke i vlerësuar si shumë të rëndësishëm secilin punim të pjesëmarrësve.

Konferenca u zhvillua në tri sesione, në të cilën rreth 60 hulumtues prezantuan 31 punime shkencore nga fusha mjekësore për temën e diabetit, prezantues vendor dhe ndërkombëtar nga universitetet publike, kolegjet private, studentë të UFAGJ-së, si dhe nga institucione shëndetësore nga vende të ndryshme, si: Kroacia, Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Turqia.

Kirurgu i njohur shqiptar, njëherit rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, prof. dr. Aziz Pollozhani, kontributin e tij profesional e dha përmes temës Edukimi për këmbën Diabetike parandalon rrezikun e ulqeres në këmbë, duke theksuar se këmba diabetike është një komplikim kompleks heterogjen i cili përbëhet nga manifestime mikrovaskulare dhe se edukimi i diabetit në përgjithësi është baza për parandalimin e komplikimeve.

Ndërsa për komplikimet e diabetit melitus  dhe menaxhimin e tyre kirgjik foli dr. Agron Dogjoni i cili mes tjerash tha se çdo vit në Shqipëri rreth 3 deri në 4 mijë raste të reja me diabet  dhe 50 deri në 60 fëmijë diagnostikohen me diabet të tipit 1.

Ndërkaq endokrinologu Luan Gola kujtoj se është shëmë e rëndësiht që secili pacient me kohë të lajmërohet për simptomat dhe ndryshimet që ndodhin me trupin etij, mgase diambeti shumë shpesh edhe mud të krijoj komplikime të mëdha.

Temës së diabetit i kontriboi edhe doktoresha Dafinë Ibrahimi e cila zgjodhi që punimin e saj ta orientoj në atë që fizioterapia në shërbimin primar dhe diabeti.

Ndonëse tema e konferencës ishte Diabeti melit, shputa diabetike dhe komplikimet tjera atëherë edhe theksi ishte tek rëndësia e shputës diabetike. Prandaj lidhur me këtë foli edhe dr. Faton Hoxha me teën Nga ideja tek realizimi i njësisë së shputës diabetike të udhëhequr nga studentët duke e vlrësuar se realizimi i qendrës së drejtuar nga studentët për shputën diabetike është ofrimi i mundësive të shërbimeve të shërbimeve dhe edukimit dhe edukimit për studentët.

Qëllimi i konferencës është të kontribuojë në zhvillimin shkencor duke diskutuar studimet e studiuesëve, si dhe ofrimin e një game të gjerë prezantimesh kërkimore me cilësi të lartë për të ndarë ekspertizën dhe njohuritë.

Read Previous

Pjesëtarë të SHGK, OHTK dhe estradës gjakovare në përkrahje të protestës “Boll Ma”

Read Next

Gjakovë, vetëplagoset një person