Sot nisëm ditën me dashurinë dhe kurorëzimin e saj në martesë në programin e mëngjesit “Çeli Sytë”. I ftuari i parë, Taulant Rruci u kujdes që të shijonim melodi nga tingujt e violinës së tij si dhe folëm se si ka ndikuar pandemia në organizimin e dasmave dhe si funksionojnë ato në këto ditë jo të zakonshme për ne.
Më pas çifti Nagavci ndau me ne historinë e gjatë të dashurisë së tyre duke përçuar pafund dashuri dhe lumturi.
Storjet e përgatitura na mësojnë se çfarë është martesa islame, çfarë ajo kishtare dhe ajo me mblesëri.
Për ta përmbyllur me prof. Nevruz Zogu i cili bëri të ditur se kur do të vinë vaksinat antiCovid tek ne.
Të gjitha këto mund t’i shihni në videon më poshtë: