Ndihmat për Gazën nga deti pritet të rifillojnë ditët në vijim

Ndihma humanitare që hyn në Gaza nga deti përmes një porti të ndërtuar nga SHBA-ja do të rifillojë në ditët në vijim, ka njoftuar ushtria izraelite të shtunën, pasi riparimet në strukturë përfunduan.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë filluar sigurimin e zonës bregdetare në Gaza. Porti do të lejojë dërgimin e vazhdueshëm të ndihmave humanitare për njerëzit të Gazës në ditët në vijim,  ka bërë të ditur ushtria izraelite.

Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se kishte rindërtuar një pjesë të strukturës pasi kishte disa probleme dy javë pasi filloi të funksiononte, raporton Reuters. 

Ndihma ka për qëllim të lehtësojë një katastrofë humanitare në Gaza, e cila është shpalosur në tetë muajt që kur Izraeli filloi një ofensivë në përgjigje të sulmeve të 7 tetorit të udhëhequr nga Hamasi që vranë 1200 njerëz në Izrael.

Më shumë se 36 mijë  njerëz në Gaza janë vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, që nga fillimi i ofensivës izraelite, e cila ka shkatërruar pjesën më të madhe të enklavës dhe ka zhvendosur shumicën e popullsisë. /Koha.net

Read Previous

Votohet ligji për riorganizimin e ministrive në Maqedoninë e Veriut

Read Next

Policia sekuestron armë dhe municion, i dyshuari i kishte publikuar në rrjete sociale