Policia sekuestron armë dhe municion, i dyshuari i kishte publikuar në rrjete sociale

Në orët e pasdites së datës 7 qershor 2024, në Stacionin Policor Vushtrri, në dy raste të ndara janë konfiskuar një armë zjarri, një thikë bajonetë, një jelek anti-plumb.

Në rastin e  parë, policia ka identifikuar personin i cili në rrjtetet sociale ishte prononcuar se posedonte armë. 

Pas bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit R.M, 78 vjeçar i është gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një thike bajonetë me këllëf të metaltë, një jelek anti-blumb, tre fishekë dhe një këllëf për armë.

Në rastin e dytë policia gjatë patrullimit kishte dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku kanë arritur të identifikojnë lokacionin dhe personin e dyshuar A.K. 32 vjeçar i cili ka pranuar se kanë aheng-dasmë dhe që kishte shtënë në shenjë gëzimi, ku si provë materiale nga i dyshuari në fjalë është sekuestruar  një armë tutë shkurtë, tri gëzhoja dhe një karikator.

 Të dy personat e dyshuar R.M, 78 vjeçar dhe A.K. 32 vjeçar, janë shoqëruar ne stacionin policor, janë intervistuar në cilësi të dyshuarve, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit,  i dyshuari i parë është  liruar në procedurë të rregullt, kurse të dyshuarit të dytë ju është shqiptuar masa e ndalimit policor

Ndaj të dyshuarit të pare R.M, 78 vjeçar është iniciuar rast për  veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’, kurse ndaj të dyshuarit të dytë A.K. 32 vjeçar është iniciuar rast për  veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve” dhe “përdorim i armës”. /RTK/

Read Previous

Ndihmat për Gazën nga deti pritet të rifillojnë ditët në vijim

Read Next

​AVONET: Parandalohet rritja joracionale e çmimit të barnave në Kosovë