Sot ka ndërruar jetë veterani i vërtetë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bardhosh Talip Furra i cili ishte lindur në vitin 1976.
Furra ishte luftëtar i devotshëm i Brigadës 137 Gjakova. Ai ishte një njeri i guximshëm, besnik dhe i përkushtuar për lirinë e Kosovës.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me datë 28.12.2023, në ora 15:00 në varrezat e qytetit të Gjakovës.