Ndalojnë veturën dhe tentojnë ta sulmojnë një person, arrestohen

Ankuesja femër në Prishtinë ka raportuar në polici se katër persona e kanë ndaluar me veturë duke tentuar ta sulmojnë vëllanë e saj gjysmë ore pas mesnate.

Bëhet e ditur se të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa në veturën e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një revole me tetë fishekë si dhe një shkop bejsbolli.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv/

Read Previous

Plagosja e trefishtë në Veternik, policia në kërkim të një personi

Read Next

Dogana shpenzon gati 900 mijë euro për furnizim me uniforma për personelin