Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar gol për Mallorca-n në ndeshjen ndaj Elche-s, të vlefshme për javën e tetë në La Liga.
Pasi e humbi penalltinë e pare në minutën e 12-të, sulmuesi kosovar nuk ka dështuar edhe në tentimin e dytë.
Muriqi shënoi në minutën e 71-të nga pika e bardhë për rezultatin 1:1.
Megjithatë, Muriqi e “la nën hije” golin e barazimit, pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 85-të, pas një gjesti jo sportiv, duke goditur me shuplakë një futbollist kundërshtar.
Ky ishte goli i katërt i Muriqit në La Liga për këtë edicion, derisa klubi i Mallorca-s mban vendin e 12-të me nëntë pikë. /Albanianpost.com