Dokument i rrallë historik i vitit 1477 për Gjergj Kastriot Skënderbeun

Një dokument me vlerë historike i vitit 1477, që mund të konsiderohet dokumenti i parë që përmend apo përshkruan kryeheroin tonë arbëror Gjergj Kastriotin dhe emrin e Arbërisë apo Shqipërisë.

Jeta dhe të bëmat e kryezotit arbëror Gjergj Kastrioti janë të mbushura me lavde, fitore, sfida, djersë e gjak për ekzistencën e identitetit, lirisë dhe pavarësisë së Arbërisë dhe arbërorëve.

Sikur shkruante një kronist europian: „malet e Shqipërisë, si kudo, me ajrin e tyre të mirë, kanë transformuar forcën e banorëve dhe gjithashtu me mjetet natyrore të motit u kanë ofruar atyre strehim kundër tiranëve pushtues. Epiri ishte atdheu i Pirros, më pas i heroit akoma më të madh Kastriotit i quajtur Skënderbeu, i cili për tridhjetë vjet sfidoi fuqinë otomane në zenitin e saj. Por pas vdekjes së këtij heroi të madh të Ilirisë, shumë shqiptarë u larguan nga trojet e tyre dhe u vendosën në itali, kështu ata zgjodhën mërgimin në vend të skllavërisë. ndërsa një pjesë tjetër e tyre u sundua herë në mënyrë të hekurt dhe herë u bënë shërbëtor të Perandorisë otomane.

Nga Gjon Keka – (Burimi i dokumentit është pjesë e arkivit tim personal.) / KultPlus.com

Read Previous

Punëtorët e aeroportit të Katarit ngrejnë alarmin para Kupës së Botës

Read Next

Muriqi shënon gol dhe ndëshkohet me të kuq në barazimin e Mallorca-s