Murati: Sot është bërë ekzekutimi i pensioneve me rritje prej 20%

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është bërë ekzekutimi i pensioneve siç bëhet rëndom sipas kalendarit me datën 15 të muajit.

Por ai thekson se duke filluar nga ky muaj, skemat ekzekutohen me rritjen prej 20%.

“Pensioni Bazik i Moshës, pensioni Kontributpagues, i plotë dhe parcial, pensionet për Aftësi të Kufizuara, pensioni për Personat e Verbër, pensioni për Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, pensioni Invalidor i Punës, pensioni Familjar, dhe pensioni i Parakohshëm i Trepçës.Qeveria për të gjithë!”, ka sqaruar Murati përmes një postimi në Facebook. /RTKlive

Read Previous

Shqipëri, arrestohen 15 persona për trafik të paligjshëm emigrantësh

Read Next

Liverpool vëzhgon nga afër talentin e ri të Bologna