Murati publikon të dhëna për rritjen e shumës së pagave në sektorin publik dhe privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se është rritur shuma e pagave që paguhen brenda një viti në ekonominë e Kosovës, përfshirë në sektorin publik dhe atë privat.

“Për 4 vite gjatë Qeverisë Kurti shuma e pagave të paguara në ekonominë e vendit është shtuar për 1 miliardë euro. Nëse e krahasojmë me qeveritë e kaluara, për t’u shtuar 1 miliardë euro nevojiteshin 10 vite, dhe 4 qeveri së bashku” shkroi Murati.

Ai tha se rritja më e madhe brenda një viti ka ndodhur më 2023.

“Rritja më e madhe brenda një viti ka ndodhur në vitin 2023, ku janë shtuar 450 milionë euro më shumë paga sesa viti 2022. Nga kjo shumë, rreth 114 milionë euro (17% rritje) janë shtuar nga rritja e pagave në sektorin publik si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të pagave, kurse pjesa tjetër e rritje vjen nga sektori privat, kryesisht nga shtimi i vendeve të punës por edhe rritja e pagave për ato ekzistuese” shtoi ministri.

Ky është postimi i plotë i tij:

A e keni ditur se sa është shuma e pagave që paguhen brenda një viti në ekonominë e Kosovës, përfshirë sektorin publik dhe atë privat?

Nëse e shohim paraqitur nëpër vite në grafikonin më poshtë, vërehet se:

Për 4 vite gjatë Qeverisë Kurti shuma e pagave të paguara në ekonominë e vendit është shtuar për 1 miliardë euro. Nëse e krahasojmë me qeveritë e kaluara, për t’u shtuar 1 miliardë euro nevojiteshin 10 vite, dhe 4 qeveri së bashku.

Rritja më e madhe brenda një viti ka ndodhur në vitin 2023, ku janë shtuar 450 milionë euro më shumë paga sesa viti 2022. Nga kjo shumë, rreth 114 milionë euro (17% rritje) janë shtuar nga rritja e pagave në sektorin publik si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të pagave, kurse pjesa tjeter e rritje vjen nga sektori privat, kryesisht nga shtimi i vendeve të punës por edhe rritja e pagave për ato ekzistuese./indeksonline/

May be a graphic of text

Read Previous

Ukraina kishte të drejtë të niste ofensivën në Kursk të Rusisë, thotë shefi i NATO-s

Read Next

Ambasada italiane: Veprimet e njëanshme dështojnë të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme