Në një konferencë drejtuar mediave ministri i Financave, Hekuran Murati tha se : “Qeveria është me qytetarët në këto kohë të vështira, e sidomos me ata që kanë më së shumti nevojë. Me pakon e ringjalljes ekonomike në muajin nëntor do të përfitojnë 100 euro shtesë rreth 200 mijë pensionistë, rreth 50 mijë familje që janë nga kategoritë e luftës, rreth 20 mijë persona me aftësi të kufizuara dhe 30 mijë pensionistë të kategorive të tjera.”
Ndër të tjera në këtë konferencë ministri Murati shtoi se : “Me këtë mbështetje prej 100 eurove, jemi në linjë me shtetet më të zhvilluara se ne”, duke kujtuar Francën që rishtazi aprovoi një mbështetje të tillë prej 100 euro për familje.