Mrekullia e “What Child Is This” nga zëri unik i Rita Orës në Vatikan (VIDEO)

Kthehemi prapa në kohë për të përjetuar sërish magjinë e mbrëmjes së 3 shtatorit të vitit 2016, një mbrëmje kjo që kishte mbledhur artistët më me nam shqiptarë në një vend.

Ishte ceremonia e shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan ajo që bëri bashkë shumë figura të artit dhe sportit shqiptar. Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora këndoi “What Child Is This” duke mahnitur publikun me performancën e saj.

Nën aranzhimin e Shpëtim Saraçit, më poshtë gjeni performancën e Rita Orës në koncertin humanitar i cili u mbajt për nderë të shenjtërimit të Nënës Terezë më datë 3 shtator 2016, një koncert ky që të mrekullon me magjinë që e posedon. / KultPlus.com

Read Previous

QKMF në Gjakovë, në shërbim të qytetarëve edhe gjatë festave

Read Next

Cilët libra janë shitur më së shumti gjatë vitit 2022 në Gjakovë