Moti sot në Kosovë, temperaturat në rënie

Sot mbi vendin tonë do të mbretërojë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Në mëngjes në shumë zona parashihet të ketë mjegull në orët e hershme të mëngjesit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6-11 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–4 metra për sekondë. /Kosovapress/

Read Previous

Kurti: Urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve të luftës duhet të gjykohen