Moti sot

Foto: Vullnet Nixha

Edhe sot vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Vende-vende parashihet të ketë reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

Sipas Institutit Hidrometeorologji, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. 

Indeksi UV do të shënojë vlera të rritura, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit në orët e mesditës, respekto këshillat e IKSHP dhe IHMK. 

Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Read Previous

Janë ndaluar disa shitës të drunjëve të cilët po i transportonin ato në mënyrë ilegale

Read Next

​Mbi 5,600 raste aktive me COVID