​Mbi 5,600 raste aktive me COVID

Aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive me COVID është 5 mijë e 650.

Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh me 927 raste aktive, e pasuar nga Prizreni me 466 raste.

Nga të dhënat e fundit të IKShP-së vërehet se lëvizje të rasteve aktive ka pasur edhe në komunat tjera, ku në Komunën e Pejës janë 407 raste, në Komunën e Gjilanit 379, në atë Gjakovës 375 raste aktive, Lipjan 263, etj.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.964 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.324 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.827 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,601persona.

Read Previous

Moti sot

Read Next

Rizvanolli: Kosova i ka dhënë Shqipërisë mbi 121 mijë MWh, po merr më pak se 1 mijë për t’i evituar reduktimet