Reshjet e shiut dhe të borës kanë karakterizuar mëngjesin e sotëm ndërsa pasditë është shoqëruar kohë pas kohë nga reshjet e shiut e temperaturë nga 0 deri në 7 gradë celsius.
- Për nesër parashihet të mbajë mot i vranët e me shi, me temperatura të cilat do të variojnë nga 3 e deri në 9 gradë celsius.
- Reshjet e shiut pritet të na shoqërojnë edhe ditën e hënë, me temperatura që parashihen të lëvizin nga 3 e deri në 7 gradë celcius.
- Moti me shi, e me temperatura nga 2 e deri në 7 gradë, do të mbizotërojë ditën e martë.
- Dita e mërkurë do të shoqërohet nga moti me shi me temperaturë që pritet të arrijë deri në 6 gradë celsius.
- Për të enjten pritet të vazhdojnë reshjet e shiut, me temperatura që do të variojnë nga -1 e deri në 4 gradë celcius.
- -2 deri në 4 gradë celsius do të variojë temperaturat gjatë së premtës duke u shoqëruar nga moti me shi.